Të fundit

Reagimi i ngadaltë që mund të ishte vdekjeprurës për sulmuesin hungarez, UEFA del me reagim

UEFA ka mohuar lajmet për reagimin e ngadaltë të ekipit mjekësore mbrëmjen e së dielës ku ndërhyrja ndaj Barnabas Varga mund të ishte fatale.

Ylli hungarez, Dominik Szoboszlai kritikoi stafin mjekësor për rastin e sulmuesit Varga.

Por UEFA ka mohuar këto vlerësime.

“Mjeku i ekipit ndërhyri brenda 15 sekondave nga incidenti, i ndjekur menjëherë nga mjeku i dytë i stadiumit, për të kryer një vlerësim fillestar të dëmtimit dhe për të siguruar trajtim të përshtatshëm, në pajtueshmëri me procedurat standarde mjekësore. Ekipi i kualifikuar emergjent ka pritur në hyrje të fushës, ashtu si kërkohet, dhe ka arritur me barelë menjëherë kur iu kërkua kjo”, shkruan në përgjigjen e UEFA-s për “20 Minuten”.

Szoboszlai është ankuar se ndihma mjekësore i është dhënë Vargasit me vonesë.

“Isha prej të parëve që arrita. Isha i shokuar dhe jam munduar ta kthej në krah, që është gjëja më e mirë për të bërë në situata të tilla. Ai nuk po mund të merrte mjaftueshëm ajër. Nuk kam ide se si është protokolli, se a lejohen njerëzit të vrapojnë nëse duhet ndihmës. Por çdo gjë bëhej ngadalë”, ka thënë Szoboszlai.

Ai ka shtuar se ndihma duhet të ofrohet shumë më shpejtë, pasi jeta varet nga sekonda.

UEFA vlerëson se çdo gjë është bërë në mënyrë profesionale dhe në pajtueshmëri me procedurat mjekësore.

“Nuk ka pasur vonesë për trajtim dhe kujdes ndaj lojtarit”, thotë Konfederata Evropiane e Futbollit.

Varga do t’i nënshtrohet operimit e më pas do të mbetet i shtrirë në spital për dy ditë. Nëse çdo gjë ec si duhet, ai mund të lirohet nga spitali të mërkurën.

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci