Të fundit

Selmanaj kujton 14 premtim/dështimet e Kurtit: Shteti nuk mbahet me fjalë e me rima

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka sjellë në kujtesë premtimet e kryeministrit Albin Kurti për arsimin, duke i vlerësuar si “dështime” e me “zero ndryshime”.

Selmanaj, përmes një reagimi thotë se sot u mbyll edhe një vit akademik për fëmijët kosovarë me zero ndryshime, njëherit duke thënë se “shteti nuk mbahet me fjalë e me rima, por me strategji, punë dhe ekip”.

“E Kurti, përveç fjalimeve, nuk ka as strategji, as punë dhe as ekip”, pohon ai, raporton Paparaci.

“Sot u mbyll edhe një vit akademik për fëmijët kosovarë. Që nga 14 Shkurti 2021, këto kanë qenë ndryshimet kryesore në arsimin në Kosovë.

❌ Qershor 2021 – Mbyllet viti akademik me ZERO ndryshime.

❌ Shtator 2022 – Fillon viti i ri akademik me ZERO ndryshime.

❌ Qershor 2023 – Mbyllet viti akademik me ZERO ndryshime.

❌ Shtator 2023 – Fillon viti i ri akademik me ZERO ndryshime.

❌ Qershor 2024 – Mbyllet viti akademik me ZERO ndryshime.

❌ Shtator 2024 – Do të fillojë viti i ri akademik me ZERO ndryshime.

Politikanët duhet të mbahen për fjalë. Përmes videos më poshtë i’a rikujtojmë 14 DËSHTIMET e 14 SHKURTIT të Kryeministrit Kurti.

Shteti nuk mbahet me fjalë e me rima, por me strategji, punë dhe ekip. E Kurti, përveç fjalimeve, nuk ka as strategji, as punë dhe as ekip.

Ndërkohë, ua kujtojmë që edhe në Norvegji viti akademik mbyllet në të njëjtën kohë!”, shkruan deputeti Selmanaj.

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci