Të fundit

Xhaka me rekord të ri në Evropian, vetëm Ronaldo e Iniesta janë para tij

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ishte lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Gjermanisë, që u mbyll me barazimin 1-1.

Mesfushori i Bayer Leverkusen u vlerësua nga UEFA si lojtari më i mire i ndeshje, me Xhakën që pas përfundimit të këtij takimi mori çmimin nga organizatorët e turneut. Kjo është hera e pestë që ai zgjidhet si MVP nga UEFA, vetëm Cristiano Ronaldo dhe Andres Iniesta (me gjashtë) kanë më shumë çmime të tilla se Xhaka.

Me pak fjalë, pas sezonit fantastik të kaluar me Bayer Leverkusen, me të cilin u bë kampion i Gjermanisë për herë të parë në karrierë, Xhaka po arrin të përjetojë edhe një kampionat europian si protagonist. Numrat (dhe çmimet) flasin për të.

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci