Të fundit

Drenica nis rimëkëmbjen për rikthimin në Superligë, njofton për ndryshimet rrënjësore në klub

Klubi i futbollit Drenica, është bërë me president të ri pas një sezoni të kaluar në Ligën e Parë të Kosovës.

Ilir Veliqi është emëruar president i klubit, me synimin për rikthimin në elitën e futbollit kosovar.

Me presidentin Veqliqi, klubi i Drenicës ka njoftuar se ka ndryshime edhe në përbërjen e bordit të klubit.

“Përvec ekipit dhe pjesës sportive Klubi futbollistik ‘Drenica’ njofton opinionin sportdashes se nga sot, se po shton forcat edhe në kryesi, kësisoj pas riorganizimit të klubit, z. Ilir Veliqi do t’i prijë FC Drenica si president i klubit. Veliqi nga sot do të udhëheq me FC Drenica në një rrugëtim me synime te qarta për inkuadrimin dhe rikthimin e ekipit në Superligë. Pas riorganizimit të ri, kryesia e FC Drenicës do të jetë në përbërje të: 1. Ilir Veliqi – President, 2. Haxhi Rreci – Zëvëndespresident i parë, 3. Çaush Dobra – Zëvëndespresident i dytë, 4. Gëzim Ramadani – Anëtar i Bordit, 5. Bastri Durmishi – Anëtar i Bordit, 6. Ragip Durimishi – Anëtar i Bordit 7. Granit Musliu – Sekretar”, thuhet në njoftimin e klubit.

Drenica për herë të parë në histori të klubit këtë vit garoi në Ligën e Parë.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci