Të fundit

Avokati i Popullit për shpronësimet në veri: Qeveria s’i qartësoi qëllimet

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk i ka qartësuar qëllimet dhe interesin publik për çështjen e shpronësimeve të tokave në veri, duke thënë se procedurat nga ekzekutivi nuk janë përmbushur tërësisht.

Ai ka thënë të hënën se kanë kërkuar sqarime nga Qeveria për vendimin mbi shpronësimin e parcelave në Leposaviq e Zubin-Potok, por që s’kanë marrë përgjigje specifike mbi kërkesën.

“Kemi marrë sqarime, në vendim përmenden projektet infrastrukturore, por ky term është i gjerë që nuk specifikon se çka do të arrihet me këto shpronësime. Edhe Kushtetuta e Ligji për shpronësim kerkon nga Qeveria që ta bëjë të qartë arsyen e shpronësimit, e kjo nuk ka ndodhur”, ka deklaruar Qelaj.

Avokati i Popullit në KTV ka theksuar tutje se çdo shkelje e parimeve të vendosura për shpronësimit paraqet problem në respektimin e të drejtave të njeriut, e sipas tij, institucioni i Avokatit të Popullit nuk përzihet në punët e gjyqësorit mbi këtë çështje.

“Ne duhet të sigurohemi në respektimin e të drejtave të pronarëve për këto shpronësime. Ka ndodhur dëgjimi publik, është lejuar ankimimi e edhe e drejta për kompensim, por e vetmja çështje që nuk është kryer është që s’është bërë i qartë qëllimi i shpronësimit. Në mungesë të këtij parimi ne s’i dimë parimet e tjera”, ka shtuar Qelaj.

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci