Të fundit

Tri penallti, shtatë gola të shënuar e tri skuadra të kualifikuara – përfundojnë ndeshjet e Grupit D

Pas mbylljes së Grupi A e B radha e xhiros së tretë sot ishte për Grupin D, ku njëherësh u zhvilluan edhe ndeshjen më interesante në kuadër të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian.

Franca luajti kundër Polonisë, duke e mbyllur ndeshjen me barazim 1:1, për të mbyllur kështu rrugëtimin e Polonisë në Evropian.

Kylian Mbappe shënoi nga penalltia për francezët, ndërkaq sulmuesi polak Robert Lewandowski iu nevojitën dy penallti për të realizuar një gol.

Ndeshje tjetër interesante ishte takimi mes Holandës e Austrisë, ndeshje kjo që përfundoi në të mirë të Austrisë me rezultat 3:2.

Austria u kualifikua si lidere e grupit duke lënë pas Francën, ndërkaq Holanda pritet të kualifikohet nga vendet e treta në grup pasi që mban pozitën e parë nga katër skuadrat sa do të kualifikohen nga pozitat e treta.

Përpos Grupit D sot do të zhvillohen edhe ndeshjet e Grupit C.

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci