Të fundit

Asamblisti i VV-së tregon se si u arrestua mbrëmë në Prishtinë

Asamblisti Arianit Beqiri ka shpjeguar se si u arrestua gjatë së hënës pasi thotë se nuk pranoi të paguante për hyrje në hapësirën ku po shfaqen ndeshjet e “Euro 2024” në Prishtinë.

Beqiri ka thënë se turmë e madhe e njerëzve u mblodhën para hyrjes në vendin ku shfaqen ndeshjet e ku dje luajti Shqipëria me Spanjën.

Sipas tij, sigurimi u ka thënë atyre që prioritet për të hyrë brenda kanë ata që kanë rezervuar me pagesë.

“Loja e Kombëtares ka ngjallur interes dhe interesimi ka qenë i madh. Me disa miq shkova me pa lojën në hapësirat këtu te sheshi i ri në Prishtinë, dhe sigurimi thotë se nuk mund të futeni brenda sepse ka shumë njerëz dhe sipas tij prioritet kanë ata që kanë rezervuar hapësirën brenda. Një rezervim i tillë i një tavoline vetëm për këtë lojë çka na është thënë neve ka shkuar deri në 20 euro”, ka thënë Beqiri në KTV, përcjell Paparaci.

Asamblisti i VV-së ka thënë se i është dukur e padrejtë që shumë qytetarë të mbetnin jashtë hapësirave.

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci