Të fundit

Nga “po iu ikin kriminelëve” te “po i vizitojnë gjyshet” – një tjetër qershi “pa fara” e Kurtit për migrimin

Një tjetër qershi e gëlltitur nga kryeministri Kurti, por kjo po duket të jetë pa fara, pasi është përtypur lehtë, në veçanti edhe nga militantët e tij.

Është shumë e çuditshme se si po kapërdihen nga militantët ndryshimet e deklaratave ndër vite të shefit aktual të ekzekutivit, përcjell Paparaci.

Përderisa në të kaluarën e afërt, përkatësisht vetëm pesë vite më parë kishte thënë se nga vendi ynë po largohen të ndershmit dhe kjo si shkak revolte ndaj “kriminelëve”.

“Njerëzit ikin nga ky shtet sepse iku edhe prokurori, si puna e Elez Blakajt, nga kryeministri dhe qeveria. Kosova është një vend prej nga nuk po ikin kriminelët, por po ikin prokurorët. Edhe ish ambasadori amerikan Greg Delawie, më 15 gusht të vitit të kaluar pat thënë ‘kemi parë frikësim të hapur politik dhe institucional përmes kërcënimeve dhe sulmeve personale kundër një prokurori, sjellje që vetëm mbështesin pohimet e tij për kërcënime dhe presione politike si arsye për dorëheqjen e tij. Kjo krijon mjedis armiqësor për cilindo prokuror apo gjykatës të ardhshëm’. Për t’i kthyer njerëzit ne duhet ta kthejmë njëherë Elez Blakajn”, thoshte atëbotë opozitari i rryer.

Megjithatë, tash, në një tjetër pozicionin e dimension, po thotë se ka shumë njerëz që shkojnë për turizëm e në veçanti për t’i vizituar gjyshet.

Nuk dihet pse në Vetëvendosje “gjyshet” janë anëtarët e familjes që apostrofohen më së shumti, pasi në të kaluarën këtë e kanë bërë edhe zëvendës-kryeministri Bislimi e edhe ish-kandidati i VV-së për Ferizajn, Valon Ramadani, kur kishte premtuar organizimin e “Miss Gjyshes”.

“Që nga pandemia, të rejat e të rinjtë po punojnë nga Kosova, janë kthyer te gjyshja e gjyshi dhe udhëtojnë shpesh. Është një nismë shumë më e lëvizshme se që ka qenë. Ata të cilët udhëtojnë nuk mund t’i ndalim dhe as nuk duhet t’i ndalim, por duhet të kujdesemi se a mund të kthehen pjesërisht.

Si qeveri jemi të fokusuar në ndërlidhjen e arsimit me punësimin në hendekun e shkathtësisë, kemi migrimin e të rinjve, lëvizshmëria e qytetarëve nuk është e dëmshme në Kosovë, kemi ikje por edhe kthim, shumë të reja dhe të rinj po punojnë në distancë për kompani evropiane nga Kosova”, u shpreh Kurti në Konferencën Ndërkombëtare të Rinisë për VETËVENDOSJE! “Western Balkans Six – Youth for Social Democracy./Paparaci

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci