Të fundit

“Ata kanë xhipa, ne kemi trotuare”, zyra e Kurtit ndan 33 mijë euro për servisimin e veturave

Zyra e Kryeministrit ka hapur një tender në vlerë 33 mijë euro për shërbime të servisimit të automjeteve. Ky tender është ndarë në dy lote, njëri 16 mijë dhe tjetra 17 mijë euro. 

Veturat me të cilat voziten Albin Kurti dhe stafi i tij do t’i shpenzojnë edhe 33 mijë euro për servisim e mirëmbajtje.

Për këtë shërbim, Zyra e Kryeministrit ka hapur edhe një tender që e ka ndarë në dy lote.

“Shërbime të servisimit të automjeteve. Vlera e parashikuar e kontratës: 33,000.00 euro. Grupi 1. LOT 1 Servisimi dhe mirëmbajtja e automjeteve. LOT I  =  € 16,000.00. Grupi 2. LOT 2 Servisimi dhe mirëmbajtja e automjeteve. LOT II =  € 17,000.00. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 16.07.2024”.

Siç transmeton Demokracia, në dosjen e tenderit, zyra e Kurtit ka kërkuar që servisi i veturave duhet të jetë afër dhe jo shumë larg Prishtinës.

“Servisi nuk duhet të jetë më larg se 10 km nga Prishtina. OE të cilët janë më larg se 10 km, duhet të kenë marrëveshje me ndonjë servis brenda perimetrit të caktuar me qëllim të kryerjes së shërbimeve të servisimit brenda largësisë së caktuar nga Autoriteti Kontraktues”.

Është treguar se në servis do të dërgohen tetë vetura të ndryshme.

Golf 5 1.9 TDI 2004

GOLF 7 1.6 TDI 2018 

VW TIGUAN 2.0 TDI 2009

RENAULT CLIO 2009 1.2BENZIN

Nissan Patrol 3.0 D 2009

Toyota Prado 3.0D

Toyota Prado 3.0D

Toyota LANDCRUISER 4.2d

Në fund janë dhënë edhe disa vërejtje për kompanitë konkurruese.

“Vërejtje: 1 Për çmimet jo normalisht të ulëta oferta do të kualifikohet e papërgjegjshme. 2 Të gjitha pajisjet duhet të jenë origjinale dhe duhet të kenë garancion minimum 1 vit. 3 Për artikujt që nuk i përkasin llojit të automjetit duhet të vendoset: NA. 4  Është përgjegjësi e OE të verifikojë saktësinë e tabelave në exel”.

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci