Të fundit

Zbutet pak deputeti Berisha: Takimi me ambasadorin s’e ndryshon qëndrimin për GEN-in

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka deklaruar se takimi i tij me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj nuk e ndryshim qëndrimin e tij lidhur me aferën GEN.

Berisha, duke e quajtur aferën GEN si ndër defektet e shumta të kësaj qeverie, ka thënë se ai dhe partia e tij mbesin në luftë për zbardhjen e situatës.

“Ajo që duhet të them dhe ta konfirmojë e ta ripërsëris edhe qëndrimet e mija të mbajtura lidhur me këtë aferë si korruptive në diplomaci, si e inkriminueshme, që duhet të hetohet dhe që do të mbetet një ndër defektet e shumta të kësaj qeverisje është afera korruptive në diplomaci që lidhet me kompaninë GEN.

Të gjitha këto qëndrime personale dhe të partisë, mbesin dhe lufta jonë për zbardhjen e kësaj situate mbetet aktive. Asgjë nuk ndryshon me faktin që unë jam takuar me përfaqësuesin diplomatik të Republikës së Kosovës, ambasadorin në një shtet të jashtëm, të huaj, gjatë një vizite, për të marr pjesë në një simpozium ndërkombëtar”, është shprehur Berisha në Tëvë1.

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci