Të fundit

Arben Vitia u mposht me vota në vendlindjen e tij

Arben Vitia ka arritur të sigurojë 33 vota në Marevc të Prishtinës, vendlindjen e tij. Një votë më shumë sesa ai në këtë fshat figuron ta ketë marrë Gëzim Mehmeti, kandidati i Aleancës Kosova e Re.

Aleanca Kosova e Re e ka mposhtur Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje në fshatin e origjinës së tij.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, banorët e fshatit Marec të Prishtinës e kanë votuar më së shumti Gëzim Mehmetin e AKR-së. Ai në fshatin e lindjes së liderit të tij të partisë, Behgjet Pacolli, arriti të marrë 34 vota.

Arben Vitia në fshatin e tij të lindjes e mori një votë më pak se kundërkandidati i tij nga AKR-ja. Vitia ishte i përzgjedhuri i 33 banorëve të këtij fshati.

Në shkollën “Fan Noli”, në Marec, Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës i mori 28 vota, i pasuar nga Uran Ismajli i Partisë Demokratike të Kosovës me 21 vota.

Ndërsa, Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë fshat mori vetëm 16 vota.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci