Të fundit

Zekaj për herë të parë zbulon të pathënat për sulmin në Gushincë: “Ishte inskenim”

Vetëm pesë veta në uniformë morën pjesë në sulmin e stacionit policor në Gushincë të Maqedonisë së Veriut më 21 prill të vitit 2015, rreth tri java para luftimeve në Kumanovë, ka thënë Valdet Zekaj, i dënuari i Grupit të Kumanovës.

Zekaj, në një intervistë për Paparacin, ka deklaruar se në Gushincë ishte ai bashkë me katër ish-ushtarë të tjerë të UÇK-së, përfshirë Beg Rizajn dhe Mirsad Ndrecajn.

Zekaj tregon sesi aksioni planifikuar në bashkëpunim me policë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

“U bëmë gati të shkojmë në Gushincë. Ishim pesë veta dhe me ne ishte edhe një polic, i cili na përcolli deri në stacion. Para se me shku te Gushinca, shkuam maleve për rreth tri orë në këmbë. Ne aty as nuk kemi bërë terrorizëm, as nuk kemi plaçkit e as maltretu askënd, ne kemi bashkëpunuar me ta. Ata bashkëpunëtorë janë ende gjallë, ende punojnë dhe marrin rrogë nga shteti i Maqedonisë”, rrëfen Zekaj.

I dënuari me burgim të përjetshëm për vepra penale të terrorizmit nga Gjykata Penale në Maqedoni, rrëfen edhe se si ishte zhvilluar ngjarja e sulmit në stacionin policor në Gushincë.

“Na kemi pasë me shku, para se me hy në stacion të Policisë na kanë thënë se është një qen i cili do të lehte e pastaj do dilte polici me kallash, si të na sheh neve ai e gjun kallashin dhe ne e kuptojmë. Kështu ka qenë e inskenuar. Pastaj kemi hy brenda. Kur kemi hy unë i pari e kam taku një person, nuk e di çka ka qenë, e kam shtrirë për tokë. ‘Mos lëviz, mos luj’. Pastaj kur kemi hy brenda e kemi takuar policin Jeton, i cili ka qenë në dijeni edhe ai. Na ka qenë armët, na ka dhënë armët, na ka uruar fat. Por, kur i kam parë 50 revole aty duke i marrë armët, thash po këto çka janë? Paksa e çuditshme! Pamë shumë sende që nuk u përputhnin me misionin tonë”, ka thënë ai.

Gushinca ishte “Kali i Trojës”, thotë Zekaj.

Ai shpjegon sesi kishte urdhër të domosdoshëm për të marrë një kamerë termike në stacionin policor në Gushincë. Kjo kamerë, të cilën ai e quan “Kali i Trojës”, rezultoi të ketë qenë pjesa kryesore e kurthit në të cilën ishin përfshirë Grupi i Kumanovës.

“Aty i morën disa kallasha, disa snajperë që ishin aty dhe qato revolet… edhe ka qenë një kamerë termike, e cila ka qenë me marrë domosdo. Po ajo kamerë ka qenë kali i trojës. Ajo na ka përcjell rrugës dhe na përgjuar krejt me kamerë dhe zë. Neve nuk na shkoj mendja sepse kemi pasur besim të plotë te plani. I kemi marrë edhe disa fshatarë të Brezës, të cilët na kanë ndihmu sepse nuk donim me dal nga Kosova dhe i kemi lënë aty në Brezë armatimin”, rrëfen ai.

Zekaj tregon se pas një nate, bashkë me pjesëtarët e tjerë të grupit, u kthyen në Kosovë.

“Gushinca u kanë kali i Trojës dhe për t’i joshur të tjerët. Gushinca është më i madh se kali i Trojës. U ktheva në Pejë, por s’dilja jashtë me u shëtit se thosha po më sheh dikush. Para se me shku për Gushincë, në Pejë vullnetarë kam pasur përmbi 200-300, kurrë në jetë s’kam parë ashtu, djem e vajza të reja. Por pastaj në Gushincë ia ndjeva pak erën, thash ‘s’po vjen era e mirë’ dhe vendosa të mos e marrë askënd tjetër”, thotë ai.

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci