Të fundit

Të martën tërheqja e shortit për edicionin e ri në AlbiMall Superligë

Hedhja e shortit për edicionin e ri garues në Superligën e Kosovës në futboll do të bëhet të martën.

Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës të shtunën.

Tërheqja e shortit do të bëhet me fillim nga ora 13:00 në selinë e FFK-së në Prishtinë.

“Komisioni i Garave i Superligës njofton klubet dhe opinionin se shorti për edicionin e ri garues 2024/25 në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll do të tërhiqet të martën, më 23 korrik. Ceremonia e tërheqjes së shortit do të zhvillohet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës në orën 13:00 dhe do të bëhet në praninë e përfaqësuesve të klubeve dhe mediave”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci