Të fundit

Ndihmoi Faton Hajrizin të arratiset, Prokuroria Themelore në Mitrovicë kërkon masë sigurie

Nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë kanë bërë të ditur për Paparacin, se do të bëjnë kërkesë për caktimin e masës se sigurisë për një person i cili dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajriin që të rratiset nga burgu në Smrekonicë.

“Është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit një (1) person, për shkak të dyshimit për kryerjen e vepres penale “Dhënia e ndihmës kryesit te veprës penale pas kryerjes së veprës penale”. Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë për të ndaluarin”, tha Valon Preteni për Paparacin.

Paparaci mëson se I ndaluari për 48 orë është Endrit Behrami, ndërkaq Florijan Gashi është liruar në procedurë të rregullt pasi ka bashkëpunuar me Policinë e Kosovës.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci