Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, është mposhtur në rikthimin e tyre në “Fadil Vokrri” nga skuadra e Larnes.
Ballkani u mposht me rezultat minimal, 1:0, me golin e shënuar një minutë para përfundimit të kohës së rregullt.
Aaron Donnelly shënoi golin e fitores për mysafirët.
Ballkani do të zhvillojë ndeshjen e kthimit javën e ardhshme dhe i duhet të marrë patjetër një fitore për të vazhduar tutje në fazën e radhës.