Kombëtarja e Amerikës në basketboll ka arritur të marrë fitoren e radhës në Lojërat Olimpike Paris 2024, për të siguruar finalen e madhe.
Amerika mposhti Serbinë në gjysmëfinale me rezultat, 95:91, me ndeshjen që u vendos në minutat e fundit të çerekut të katërt.
Serbia kishte epërsinë pjesën më të madhe të ndeshjes, madje epërsia e tyre shkoi deri në 17 pikë, por amerikët u rikthyen në 10 minutat e fundit.
Lojtari kryesor i Amerikës ishte Stephen Curry me 36 pikë të shënuara, teksa me lojë të mirë u dalluan edhe Durant, James e Embiid.
Në finalen e madhe, Amerika do të përballet me Francën, kurse Serbia do të luaj për vendin e tretë me Gjermaninë.
Amerika akoma asnjë humbje në të gjitha ndeshjet e tyre të zhvilluara gjatë Lojërave Olimpike Paris 2024.