Të fundit

MPJD konfirmon mbërritjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar zyrtarisht se trupi i pajetë i Faton Hajrizit tashmë ka mbërritur në Kosovë.

MPJD njofton se institucionet përkatëse po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë. Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lidhur me rastin, në orët e hershme ka folur edhe avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci.

“Trupi i është dorëzuar Instituti të Mjekësisë Ligjore, Prokurorit dhe Policisë, ata vazhdojnë me procedurat e mëtejmë. Të gjitha dokumentet që i kam marrë ia kam dorëzuar para prokurorisë”, u shpreh Koci para mediave.

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci