Të fundit

Haxhiu: Mos hapja e Urës së Ibrit do të thotë kthim prapa në periudhën 1999/2000

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se testimi dhe ngjyrosja e Urës së Ibrit kanë përfunduar, dhe tani është koha që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë veprime konkrete për hapjen e urës për kalimin e automjeteve.

Haxhiu theksoi se, megjithëse Qeveria Kurti ka rihapur prej kohësh diskutimin për Urën e Ibrit, situata vazhdon të mbetet e pandryshuar.

“Testimi i urës u kry, ngjyrosja po, tani është koha për veprim nga ana e Qeverisë. Ura e Ibrit duhet të hapet për kalimin e automjeteve,” shkroi Haxhiu.

Ai gjithashtu paralajmëroi se mos hapja e urës për qarkullim do të përbënte një hap mbrapa, duke rikthyer situatën në vitet 1999-2000.

“Pas gjithë zhurmës së krijuar për Urën e Ibrit, tani mos hapja e saj për qarkullim të automjeteve do të thotë kthim prapa në vitin 1999/2000,” përfundoi Haxhiu.

 

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci