Të fundit

Krasniqi në takim virtual me Ministrin e Bashkëpunimit Regjional të Izrealit

Ministri i Asministratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zhvilloi sot një takim virtual me Ministrin e Bashkëpunimit Regjional të Izrealit, Esawi Frej.

Në fokus të bisedimeve ishin bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe fushave tjera me interes të përbashkët.

“Gjithashtu, gjatë këtij takimi e njoftova Ministrin z. Frej për potencialin të cilin e ofron Kosova, në veçanti në nivelin lokal. Poashtu, ftova Ministrin z. Frej, në një vizitë në Republikën e Kosovës për të diskutuar lidhur me projektet e përbashkëta dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve”, njoftoi MAPL-ja pëmes një komunikate për media.

“Në anën tjetër, Ministri z. Frej, ofroi përkrahjen e tij të plotë për çdo iniciativë dhe bashkëpunim në mes të dy vendeve, me theks të veçantë binjakzimi i komunave të dy shteteve. Gjithashtu, Ministri z. Frej, më ftoi, në një vizitë zyrtare në Izrael gjatё javёve nё vijim me qëllim të diskutimit për arritjen e një marrveshje e cila parasheh bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët”, thuhet në komunikatë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci