Të fundit

Vendimi i Qeverisë për vendosjen e kuotave në import – hap tjetër drejt ndërhyrjes në ekonomi të lirë të tregut

Klubi i Biznesit e ka kundërshtuar udhëzimin administrativ Nr. O6/2024 të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e kuotave në import.

Sipas Klubit të Biznesit, ky udhëzim përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në ekonominë e lirë të tregut.

Andaj, Klubi i Biznesit dhe anëtarët e tij kundërshtojnë fuqishëm një vendim të tillë duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të rishikojë këtë çështje me seriozitet.

“Një vendim i tillë jo vetëm që prek funksionimin e një ekonomie të lirë, por gjithashtu sjell efekte anësore me pasoja negative. Në modelin ekonomik të garantuar nga Kushtetuta e Kosovës, masa të tilla janë në kundërshtim të hapur me parimet themelore të ekonomisë së lirë të tregut”, thuhet në reagimin e Klubit të Biznesit.

Në reagim thuhet se klubi i Biznesit ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme dialog të mirëfilltë publiko-privat për çështjet ekonomike, dhe ky vendim është shembulli i mungesës së këtij dialogu.

“Sektori privat, si shtylla kryesore e ekonomisë dhe kontribuesi më i madh në buxhetin shtetëror, duhet të ketë një zë të rëndësishëm në politikëbërjen ekonomike, me qëllim që këto politika të çojnëdrejt prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik, ku konkurrenca e lirë dhe e barabartë janë parësore. Ne i bëjmë thirrje qeverisë të rishikojë këtë vendim që minon ekonominë e lirë, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta”, thuhet në reagimin e Klubit të Biznesit.

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci