Të fundit

Gratë nga veriu i Kosovës kërkojnë nga KFOR-i të pengohet hapja e urës mbi Ibër

Një grup grash nga veriu i Kosovës sot kanë dorëzuar një letër për komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, në të cilën kërkojnë që të pengohet hapja e urës mbi Ibër.

Letra, e cila është nënshkruar nga 415 gra nga katër komuna të veriut, jo vetëm që kërkon ndalimin e hapjes së urës, por edhe ankohen për “sfidat serioze të jetës dhe sigurisë” me të cilat, sipas tyre, po përballen aktualisht gratë në veri, transmeton Paparaci.

Letrën, drejtuar komandantit të KFOR-it, i ka dorëzuar karabinierëve të stacionuar në urën kryesore të Ibrit, Danica Kabashiq nga Mitrovica e Veriut në emër të grave nga veriu i Kosovës.

“Kërkojmë reagim të prerë dhe sinjal të qartë nga komandanti i KFOR-it – se asnjë interes politik nuk do të mbizotërojë ndaj interesave të qytetarëve që tani janë shumicë kundër hapjes së urës”, ka thënë Millica Radovanoviq nga Mitrovica e Veriut. duke pretenduar se ato veprojnë ekskluzivisht si qytetarë dhe se “nuk përfaqësojnë asnjë institucion apo parti politike”.

Ajo ka shtuar se kjo letër pasqyron “shqetësimet dhe frikën e tyre aktuale”.

Besojmë se kemi arritur t’i përmbledhim me besnikëri, sepse këtë letër e kanë përkrahur 415 gra nga katër komunat e veriut”, ka thënë Radovanoviq./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci