Të fundit

“Goditje e rëndë për ekonominë e vendit”, Lidhja e Bizneseve kundërshton udhëzimin për vendosjen e kuotave tatimore në import

Lidhja e Bizneseve të Kosovës shpreh shqetësimin e madh lidhur me nënshkrimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2024 për përcaktimin e rregullave dhe kuotave të importit.

Sipas tyre, ky udhëzim duket se do të ketë një impakt të rëndë në sektorin privat dhe do të sjellë rritje të çmimeve të produkteve, duke u reflektuar në koston e shportës së konsumit për qytetarët.

“Kontrolli i rreptë mbi sasinë dhe llojin e produkteve të importuara në Kosovë, si dhe mbi kompanitë që mund të kryejnë importet, shkel parimet e tregut të lirë që karakterizojnë ekonominë e hapur të Kosovës, siç është theksuar në Nenin 10 të Kushtetutës së Kosovës. (Neni 10 i Kushtetutës së Kosovës:  Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës)”.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës thekson se përveç sektorit privat, qytetarët dhe ekonomitë familjare do të ndiejnë pasoja të këtij udhëzimi, nga këto rregulla të reja të importit, duke sjellë rritje të çmimeve të produkteve dhe goditje për sektorin privat në përgjithësi.

“Pra, Dëmet e këtij udhëzimi do t’i ndiejë edhe qytetarët dhe ekonomitë familjare. Pasojat e menjëhershme pritet të jenë një valë e re e rritjes së çmimeve, duke e bërë jetesën më të vështirë për shumicën e qytetarëve të Kosovës. Kjo do të jetë një goditje e rëndë për ekonomitë familjare, veçanërisht pas inflacionit dhe ngritjes së çmimeve që kemi përjetuar gjatë muajve të fundit”.

Kjo është një goditje e rëndë për ekonominë e vendit dhe për perspektivat e zhvillimit ekonomike në të ardhmen, pohon Lidhja e Bizneseve të Kosovës.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës, fton institucionet për dialog të hapur, midis bizneseve dhe instotucioneve, sepse është thelbësor për të arritur vendime dhe ligje të mira për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Në këtë mënyrë, mund të sigurohet një mjedis më i favorshëm për bizneset dhe për të gjithë qytetarët”.

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci