Të fundit

Zjarrfikësit po vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit në Prevallë

Në Prevallë vazhdon të ketë flakë, por jo në përmasa të mëdha.

Nga afër gjatë gjithë kohës zjarrfikësit po tentojnë ta ndalin zjarrin. Ndonëse po duket vetëm tym, flakët janë prezente dhe djegia po vazhdon.

Në vendngjarje ka dalë edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili nga afër po e vëzhgon situatën, madje ka kaluar edhe shiritin e sigurisë dhe i është afruar shumë zjarrit.

Drejtoresha për emergjenca në Prizren, Ramize Sinanaj, deklaroi se çdo gjë e kanë nën kontroll dhe që situata nuk është alarmante. Por, këtë konstatim të saj po e hedhin poshtë banorët e kësaj ane, të cilët thonë se ndihen të rrezikuar.

Ndihmë kanë pranuar edhe nga ekipet emergjente të Komunës së Prishtinës, Gjakovës e Ferizajt.

 

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci