Të fundit

Lushi: Përse nuk po konvertoheni në ortodoksë që të na kthehen kishat e uzurpuara nga serbët

Veprimtari dhe ish-ushtari i batalionit “Atlantiku”, Uk Lushi në një postim në Facebook, ka komentuar çështjen e konvertimit të feve te shqiptarët, sidomos konvertimet e fundit në Kosovë.

Ai ka shkruar se po tentohet të burokratizohet besimi në Zot, teksa ka shtuar se konvertimet fetare po promovohen edhe si vepra patriotike. Sipas tij, të gjitha fetë janë njësoj. Në këtë postim ai ka shkruar se disa shqiptarë kanë harruar që kanë qenë ortodoksë.

“Të gjitha fetë janë njësoj. Tentim të burokratizohet besimi në Zot. Ne shqiptarët kemi pasë dhe kemi disa fe si fjala vjen katolicizmin, ortodoksinë dhe islamin. Kohëve të fundit ka disa konvertime në katolicizëm, sidomos në Kosovë”, ka shkruar ai.

“Nga disa këto kthime fetare po promovohen si veprime edhe patriotike (!!). Si duket shumë shqiptarë kanë harruar që shumë shqiptarët në Kosovë kanë qenë ortodoksë dhe kishat ortodokse ishin të tyret dhe tonat sikur kishat katolike dhe sikur xhamiat”, ka shkruar ai.

Sipas tij, nëse patriotizmi paska mbetur në konvertime fetare, (pa çka që as fetarizmi dhe as afetarizmi nuk bëjnë askënd patriot më të madh apo më të vogël në shqiptari), pse nuk po konvertoheni në ortodoksë ashtu që të lirohen dhe të na kthehen kishat ortodokse të Kosovës nga uzurpimi aktual serb?

“Feja është çështje individuale, patriotizmi kolektive”.

 

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci