Të fundit

Gara për asamble komunale në Pejë – rezultati i fundit

Po vijon procesimi i votave për kuvende komunale të zgjedhjeve të 17 tetorit.

Në disa komuna ky proces tashmë ka përfunduar dhe pas numërimit të votave me kusht dhe atyre nga diaspora do të bëhet edhe shpallja e asamblistëve fitues.

Në komunën e Pejës procesi i numërimit të votave të rregullta për Kuvend Komunal ka përfunduar.

Për dallim nga zgjedhjet për kryetar, në Pejë gara për asamble ka prodhuar një tjetër rezultat.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, për Kuvendin Komunal të Pejës, LDK ka marrë 43.37% të votave e pasur nga AAK me 18.86% të votave.

LVV për dallim nga zgjedhjet për kryetarë që ka dalë e dyta, për asamble është renditur e treta.

Një përqindje të konsiderueshme të votave për asamble të Pejës ka marrë edhe PDK (12.83%).

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci