Të fundit

Isa Hasani emërohet ushtrues detyre i kryetarit të Bordit në OSHP

Pas dorëheqjes së Vjosa Gradinaj Mexhuani, ushtrues detyre i kryetarit të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) është caktuar anëtari më i vjetër. Bëhet fjalë për Isa Hasanin.

OSHP aktualisht po ballafaqohet me mjaft kritika sa i përket vonesave në zgjidhjen e ankesave duke tejkaluar afatet ligjore, pastaj me mungesë të konsistencës në vendimmarrje, shpërndarjen e pabarabartë të rasteve te ekspertët shqyrtues, e deri te dyshimet për afera të korrupsionit.

U.D. kryetari në OSHP dyshohet se është i afërt me Sami Kurteshin nga partia në pushtet, Lëvizja  Vetëvendosje. Të dy janë me prejardhje nga rajoni i Anamoravës.

Përveç pozitës së kryetarit, në OSHP edhe pozita e sekretarit aktualisht janë me ushtrues të detyrës. Mbi 6 muaj si ushtrues detyre i sekretarit në OSHP është Agim Sheqiri, pasi që OSHP-ja nuk ka hapur konkursin për sekretar deri më sot.

Të hënën, kryetarja e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP), Vjosa Gradinaj-Mexhuani, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për të vazhduar detyrën e noteres në territorin e Ferizajt. /Ballkani.info./

 

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci