Të fundit

Bulliqi fajëson personat e papërgjegjshëm për djegien e pyjeve në Podujevë

17 hektarë tokë e pyje janë djegur sot në dy fshatrat e Podujevës. Për këtë rast është deklaruar edhe kryetari, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi tha se këto djegie të pyjeve në komunën që ai drejton po shkaktohen nga njerëzit e papërgjegjshëm.

“Në këto temperatura të larta që po mbretërojnë në këto ditë gushti, persona të pandërgjegjshëm po djegin hamulloret, duke shkaktuar kështu djegien e pyjeve, por edhe pasurinë private të banorëve përreth”, tha ai.

Ai theksoi se sot ishte në vendin e ngjarjes bashkë me Brigadën e Zjarrfikësve në fshatin Pakashticë, aty ku po intervenohej pasi sipërfaqe me pyje ishin përfshirë nga zjarri.

“Zjarri tash është lokalizuar dhe gjendja është nën kontroll”, theksoi Bulliqi.

Numri një i Podujevës iu bëri thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre dhe të jenë më të kujdesshëm në ruatjen dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

“I falënderoj për asistencën në lokalizimin e zjarrit edhe ekipet e KRM “Pastrimi”- Njësia në Podujevë, Stacionin Policor në Podujevë dhe Kompaninë “Natyra””, shtoi ai.

 

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci