Të fundit

Babai i Faton Hajrizit shprehet kundër supsendimit të komandantit të policisë që i shkoi për ngushëllime

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar komandantin e Stacionit Policor të Skenderajt, pasi ky i fundit shkoi për ngushëllime te familja e Faton Hajrizit.

Babai i Faton Hajrizit u shpreh kundër suspendimit të komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt, ai tha se ardhja e tij ishte “humanitare dhe jo politike”.

“Neve si familje na vjen shumë keq që ka ndodhë ajo punë, se ai u kan si komandant shumë i mirë se e ka mbajtë rregullën…Ata e kanë bo që janë ardhë me pa me polici tek unë, ajo është mënyrë humanitare nuk është politike”, tha ai  për T7.

Paparaci të martën ka raportuar ekskluzivisht për policët e Kosovës që shkuan për ngushëllime te familja e Faton Hajrizit.

Ndërkaq, Inspektorati Policor i Kosovës i kishte rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një togeri policor respektivisht Komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt.

“IPK ka pranuar informatat e para për këtë rast nga Policia e Kosovës dhe dyshohet se togeri policor së bashku me disa zyrtarë të tjerë policorë kanë shkuar për ngushëllime te familja e një personi  i cili para disa jave kishte ikur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, ku ishte duke vuajtur dënimin me burgim për disa vepra penale, (dhe së fundi i  njëjti është vrarë në territorin e Republikës së Serbisë nga policia atje)”, thuhej në njoftimin e IPK-së për rastin në fjalë.

Sipas IPK-së, “me këto veprime dyshohet se togeri policor dhe vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -“Sjellje e rëndë diskredituese” e paraparë me aktet nënligjore të Policisë së Kosovës”.

 

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci