Të fundit

DASH: Privatisht dhe publikisht i kemi thënë qeverisë kosovare “jo tash” për hapjen e Urës së Ibrit

Departamenti amerikan i Shtetit sërish është shprehur se nuk mbështe hapjen e Urës së Ibrit për automjetem duke treguar që këtë qëndrim ia ka përcjelë qeverisë kosovare “publikisht dhe privatisht”.

“Hapja e urës për trafikun e automjeteve tani, rrit potencialin për dhunë dhe vë në rrezik popullatën vendase si dhe ushtarët e KFOR-it – përfshirë amerikanët – të cilët po punojnë për të mbështetur paqen dhe sigurinë në Kosovë”, thuhet në deklaratën e një zëdhënësi të DASh për “Zërin e Amerikës”.

“Ky është një pozicion që ne e ndajmë me partnerët tanë të Kuintit – Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar – si dhe me BE-në dhe NATO-n. Dhe është një qëndrim që e kemi bërë shumë të qartë, si publikisht ashtu edhe privatisht”, vazhdon deklarata e zëdhënësit.

Departamenti i Shtetit thotë se objektivi i Shteteve të Bashkuara është që të punojnë me qeverinë e Kosovës për të krijuar kushtet në të cilat ura të mund të hapet për qarkullimin e automjeteve.

“Prandaj, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë”, përfundon deklarata.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot gjatë një mbledhjeje të qeverisë se hapja e urës nuk është kundër askujt dhe aq më pak kundër aleatëve të Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe unë si kryeministër besojmë thellësisht se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të duhura për vendin, shoqërinë dhe shtetin, qytetarët dhe komunitetet. Ne do të vazhdojmë konsultimet dhe koordinimet me partnerët tanë, hapja e urës nuk është kundër askujt”, tha ai.

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë kanë shtuar praninë e tyre në urën kryesore mbi Ibër në Mitrovicë, që shënon edhe vijën ndarëse ndërmjet dy komunave të këtij qyteti.

Diplomacia perëndimore ka theksuar vazhdimisht që kur qeveria e Kosovës shprehu synimin për hapjen e urës se nuk është momenti I duhur për një gjë të tillë.

Kryeministri Kurti ka këmbëngulur se hapja e urës do t’i shërbente lëvizjes së lirë.

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci