Dogana e Kosovës ka parandaluar kontrabandën me mjaltë në magjistralen Gjilan-Prishtinë.
Në njoftimin e bërë nga Dogana e Kosovës thuhet se në automjetin me targa serbe janë gjetur mbi 200 kg mjaltë pa dokumente, transmeton Telegrafi.
“Në magjistralen Gjilan-Prishtinē është ndaluar automjeti Audi me targa serbe e drejtuar nga një shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit të automjeti është vërejtur se kishte të ngarkuar rreth 264 kg.mjaltë pa asnjë dokument përcjellës dhe dyshohet se janë sjellur në mënyrë të kontrabanduara nga Serbia në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Tutje, theksohet se vlera e mallit sipas tregut është mbi 2500€, ndërsa shmangia nga taksat është mbi 1000€.
“Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë te Dheu i Bardhë”, vijon njoftimi.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganës së Kosovës.