Të fundit

Haradinaj thotë se Vuçiqi është përgjegjës për situatën e rënduar në veri: Kërkesat e tij janë veç vazhdimësi e luftës së tij kundër Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka lënë fajtor presidentin serb, Aleksander Vuçiq, për situatën e rënduar në veriun e Kosovës.

Sipas Haradinajt, Vuçiq është përgjegjësi kryesor pasi që ai ka sabotuar çdo nismë për vendosjen e normalitetit dhe integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

“Për situatën e rënduar në veri të Kosovës, përgjegjësi kryesor është presidenti serb. Ai ka sabotuar çdo nismë për vendosjen e normalitetit dhe integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Ai e ka minuar procesin e dialogut për njohje. Ai i ka urdhëruar serbët lokal të braktisin jetën institucionale. Ai i ka urdhëruar ata t’i braktisin zgjedhjet. Ai i ka mbështetur grupet kriminale dhe i ndikuar edhe nga Rusia, ka hartuar skenar për destabilizimin e Kosovës”, thuhet fillimisht në postimin e Haradinaj në Facebook.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka shtuar më tutje duke thënë se kërkesat e Vuçiqit janë thjeshtë vazhdimësi e luftës së tij kundër Kosovës, ndërsa ka treguar se cila është zgjidhja e vetme e promblemeve mes Kosovës e Serbisë.

“Prandaj kërkesat e tij sot, janë veç vazhdimësi e luftës së tij kundër Kosovës.
E dhimbshme, por fatkeqësisht terrenin për këto veprime anti-Kosovë të Serbisë, të mbështetura edhe nga disa qarqe ndërkombëtare, e ka krijuar politika shkurtpamëse e qeverisë Kurti. Ajo ka bërë që politika fashiste e Serbisë ndaj Kosovës, të mos duket edhe aq e keqe. Me Serbinë ka veç një zgjidhje, njohja e ndërsjellë në kufijtë ekzistues”, thuhet në postimin e Haradinajt.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci