Kampioni Ballkani dhe Suhareka kanë siguruar fitore në këtë xhiro të Superligës dhe kryesojnë tabelën.
Ballkani tregoi forcën e kampionit ndaj Prishtinës ani pse me rezultat minimal.
Golin në këtë takim e realizoi Bernard Karrica në minutën e 82-të.
Ndërkaq, për Suharekën golin ndaj Ferizajt e realizoi Liridon Fetahaj në minutën e 30.
Me këtë fitore Ballkani është në pozitën e parë me 10 pikë, ndërkaq Suhareka në pozitën e dytë me po aq pikë.