Edon Zhegrova, Aro Muriç dhe Florent Muslija u përjashtuan nga kombëtarja e Kosovës, pak para sfidës me Qipron.
Shkak u bë një “dalje pa leje”, nga hoteli ku po qëndronin lojtarët. U raportua, e s’u mohua nga tre lojtarët e apostrofuar se Kryetari i FFK-së Agim Ademi, i kërcënoi ata me fjalët, “ua thej këmbët”, “ua shkatërroj karrierat” etj.
Sipas burimeve të Tëvë1, Kryetari i FFK-së Agim Ademi, po hetohet nga Prokuroria tashmë në lidhje me këtë kërcënim ndaj lojtarëve të Kosovës.
Ndryshe, për këtë skandal ka shkruar edhe gazeta e famshme spanjolle “MARCA”.