Të fundit

MPB-ja e Serbisë thotë se ka kapur 4 mijë pako cigare me banderola të Kosovës

Ministria e Brendshme e Serbisë, ka thënë se është kapur një sasi e konsiderueshme e duhanit.

Lidhur me rastin mediat serbe raportojnë se në Shabac janë kapur 19 mijë 170 pako cigare, prej të cilave 4 mijë janë me banderola të Kosovës.

Thuhet se sasia e duhanit është kapur në dy kamionë, të drejtuar nga E.P. (1989) nga Tutin, A.V. (1983) dhe P.B. (1979) nga Loznica.

Vlera e duhanit supozohet të jetë 6 milionë e 500 mijë dinarë apo 55 mijë e 526 euro.

Të dyshuarve iu është caktuar ndalim deri në 48 orë dhe ngarkohen për krimin e “trafikimit të ndaluar të produkteve të akcizës“.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci