Të fundit

Kajtazi: Kurti ka drejtuar kabinetin qeveritar më të korruptuar – ideja se ai është i pakorruptuar, është propagandë

“Ideja se kryeministri Kurti është i pakorruptuar, është propagandë” – kështu ka deklaruar sot gazetari Vehbi Kajtazi.

I ftuar në emisionin Rubikon, Kajatazi ka deklaruar se në këtë kohë janë duke u përballur me një propagandë të fuqishme dhe pothuajse se gjatë tërë kësaj kohe janë në “kurth” të saj.

Sipas Kajtazit, njëri prej propagandave më të mëdha është ideja se Kurti është i pa korruptuar.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti ka drejtuar kabinetin qeveritar më të korruptuar ndonjëherë në histori të Republikës së Kosovës.

“Ne shumicën e kohës jemi “në kurth” të propagandës. Ideja se Kurti është i pakorruptuar, është propagandë. Kryeministri Kurti drejton një kabinet qeveritar më të korruptuarin që ka pasur Republika e Kosovës. Derisa ai ka qenë i ngarkuar me veriun, ministrat e tij kanë qenë në gjah të vjedhjes. Gjatë kësaj qeverie kanë ndodhur vjedhje klasike, siç janë ato me rezerva shtetërore, skandali i Rozeta Hajdarit, ajo me Ministrinë e Transportit, KEK-u, e ndërmarrjet tjera në përgjithësi, si dhe falimentimin e tyre”, ka thënë Kajtazi.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci