Opinionisti, Rrahman Paçarizi ka thënë se Veriu është dështimi më i madh i kryeministrit Albin Kurti.
Madje, Paçarizi Veriun e quan si varr të Kosovës, njofton Klankosova.tv.
“Veriu është dështimi, varri i Kosovë është veriu, mbajeni mend. Kjo se çfarë ka bërë Kurti me veriun, është varri i një Kosove unitare”, tha Paçarizi në Rubikon të Klan Kosova.
Po ashtu, opinionisti thotë se kryeministri Albin Kurti, nuk është më i njëjti kandidat për këtë pozitë sikur para katër viteve.
“Albin Kurti nuk është më kandidati që ka qenë në kandidaturën për kryeministër para katër viteve. Para katër viteve ka qenë një luftëtarë i rrugës, një partizan që është ‘shkrryer’ me policinë, që ka gjuajtur me gurë, që i ka kritikuar të gjithë, që ka thënë se duhet të vijnë forcat e reja, duhet përmbysur kjo klasë politike. Dhe njerëzit që ishin të ngopur me arsye të ndryshme, i kanë besuar zotit Kurti”, u shpreh Paçarizi.