Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin që zhvilloi dje, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka kontrolluar 36 lokacione, nën dyshimin për kryerjen e këtyre veprave. Si prova materiale janë sekuestruar tri pistoleta, gjashtë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, dy shtëpiza kompjuterësh dhe 7 DVR dhe dokumente të ndryshme.
Për rastin janë intervistuar katër të dyshuar, të cilët janë liruar me vendim të prokurorit.
“KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE & FALSIFIKIM I DOKUMENTEVE & USHTRIM I KUNDËRLIGJSHËM I VEPRIMTARISË MJEKËSORE DHE FARMACEUTIKE- Prishtinë 2023-2024-NN. Me 10.10.2024 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, kanë kontrolluar 36 lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale të lartë-cekura. Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: tri pistoleta, 6 copë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 2 shtëpiza kompjuteri, 7 DVR dhe dokumente të ndryshme. Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët me vendim të prokurorit janë liruar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.