Të fundit

Sheshel: NATO po luan me zjarr

“Me intensifikimin e politikës armiqësore ndaj Rusisë, NATO është duke provokuar dukurinë e konfrontimin të hapur dhe po luan me zjarr, ka thënë për gazetën ruse RIA lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, transmeton Paparaci.live.

Të hënën, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi hakmarrjen e Rusisë për dëbimin e diplomatëve nga vendet e NATO-s. “Përveç pezullimit të misionit ndërlidhës të NATO-s në Moskë, zyra e informacionit e Aleancës gjithashtu duhet të pezullojë edhe punën. Misioni i përhershëm i Rusisë në paktin e NATO-s po pezullon gjithashtu punën e tij nga 1 nëntori ose pak më vonë. Për kontaktet me Rusinë, Aleanca tani duhet të kontaktojë ambasadorin rus në Belgjikë”.

-“NATO ka ashpërsuar politikën e saj armiqësore ndaj Rusisë, ajo po bëhet gjithnjë e më e qartë dhe po i afrohet vijës së rrezikshme të konfrontimit të hapur. Por NATO po luan me zjarrin, Rusia sot nuk është ajo që ishte 25 vjet më parë, të gjitha lojërat me të përjashtohen. Rusia ka qenë gjithmonë e madhe dhe e fortë dhe ka ditur të mbrojë interesat e saj. NATO është e gatshme të ndërmarrë rreziqe të mëdha, të provokojë konflikte të mëdha me pasoja të paparashikueshme dhe kjo do t’u kthehet atyre. Kjo nuk është më e mundur – tha Vojislav Sheshel./Paparaci.live.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci