Të fundit

Arrin anija e parë me emigrantë nga Italia në brigjet e Shëngjinit

Tashmë anija ushtarake italiane “Libra” është në momentet e fundit të rrugëtimit të saj, duke sjellë në brigjet e Shëngjinit emigrantët e parë nga Italia.

Anija, me 402 emigrantë në bord, është afruar mëngjesin e sotëm drejt qytetit bregdetar.

“Libra” u nis dy ditë më parë nga ishulli i Lampeduzas që ndodhet pranë brigjeve afrikane, raporton TOPChannel.

Në bordin e anijes ndodhen disa dhjetëra klandestinë nga Bangdaleshi dhe Egjipti të cilët sapo të mbërrijnë do të vendosen në kampin e sapo ndërtuar në Shëngjin ku do të bëhet pritja dhe kontrolli e më pas do të vendosen në kampin e Gjadrit edhe ai i përfunduar.

Klandestinët janë që të gjithë meshkuj dhe do qëndrojnë në Shqipëri për një muaj në pritje të verifikimit të kërkesës së tyre për azil.

Video nga Paradoks

Si ndodhi që të ndahen tre heronjtë, Kadri Zeka, Bardhosh e Jusuf Gervalla në rivarrim? Rrëfimi për ngjarjen e para 22 viteve

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci