Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra në Fushë Kosovë, meqë janë përleshur fizikisht mes vete.
Pas tretmanit mjekësor, ata janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR-Fushë Kosovë 15.10.2024 – 17:50. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë arrestuar për shkak se ishin përleshur fizikisht ndërmjet vete. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kishin pësuar lëndime trupore. Pas trajtimit mjekësor të njëjtit janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.