Të fundit

Harris mban fjalim pasi pranoi humbjen në zgjedhje: Amerikanët kanë gjëra që na bashkojnë sesa që na ndajnë

Kamala Harris ka mbajtur një fjalim, pasi humbi zgjedhjet e 5 nëntorit dhe uroi rivalin Donald Trump për fitoren.

Zëvendëspresidentja, u prit me duartrokitje të zhurmshme, iu drejtua mbështetësve të saj. Ndër tjerash ajo tha se do të vazhdojë të luftojë për bindjet e saj duke përfshirë të drejtave e grave.

“Zemra ime është plot sot,” tha Harris, duke filluar fjalimin e saj. “Plot mirënjohje për besimin që më keni dhënë, plot dashuri për vendin tonë dhe plot vendosmëri”.

“Drita e premtimit të Amerikës do të jetë gjithmonë për sa kohë që ne nuk dorëzohemi kurrë dhe për sa kohë që vazhdojmë të luftojmë”, shton ajo.

Harris vazhdon të falënderojë familjen e saj, duke përfshirë burrin e saj të cilin ajo e quan “Doug im i dashur”, si dhe Jill dhe Joe Biden, dhe kandidatin e saj Tim Walz dhe familjen e tij.

Ajo falënderon ekipin e saj, vullnetarët që dhanë “aq shumë nga vetja”, punonjësit e sondazhit dhe zyrtarët e zgjedhjeve lokale.

“Jam shumë krenare për garën që vrapuam dhe mënyrën se si e zhvilluam atë”.

“Amerikanët kanë më shumë të përbashkëta sesa ato që na ndan”, tha Harris.

Video nga Paradoks

Audio-incizimi: Gërvalla premton që do t’i sjellë para bordit dy agjentët e AKI-së

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci