Të fundit

Dy vetaksidente në autostrada, dy shoferë në gjendje të rëndë

Një shofere ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 21:15 në autostraden ”Arben Xhaferi” saktësisht në segmentin Babush-Lipjan,

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Hoxha njoftoi se përveç njësitit për kontroll në autostrada, në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe autoambulanca si dhe zjarrfikësit.

“Hetimet lidhur me shkaktarët e këtij rasti janë po vazhdojnë”, tha ai.

Po ashtu veç 30 minuta më pas ka ndodhur edhe një vetaksident në rajonin e Mitrovicës.

“Nga ekipet e terenit raportohet që shoferi i automjetit poashtu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore si pasojë e lendimeve të marra”, tha Hoxha.

Ai iu bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, e në veçanti shoferëve që të kenë kujdes.

“Duke vlerësuar këtë situatë dhe këto raste që shpesh po perfundojnë edhe me humbje të jetëve njerëzore, sipas analizave statistikore që tani më që i kemi potencuar dhe publikuar disa here, vetëm nga janari deri në shtator të këtij viti (2024), (shtatëdhjetë) 70 persona kanë humbur jetën në aksidnte të trafikut rrugor dhe rreth 55% prej tyre janë shoferë”.

“Kërkojmë sërish nga të gjithë shoferët që të jenë më të kujdesshëm gjatë vozitjes të respektojnë shenjat rrugore, kushtet e rrugës dhe dispozitat tjera ligjore që rrjedhin nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e aksidenteve, që shpesh po rezultojnë me pasoja fatale”, theksoi Hoxha.

“Njësitet tona patrulluese, të rendit, të trafikut dhe ato në autostradë, po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në teren me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve dhe vetem në 24 orët e kaluar nga policia janë shqiptuar 2136 tiketa trafiku për kundervajtje të ndryshme”.

“Megjithatë vendosja dhe mbajtja e një sigurie më të madhe në trafik, kërkon kryesisht vetëdijësim të të gjithë pjesmarrësve në trafik në veqanti vetëdijsim të drejtusve të automjeteve (shoferëve) që siç potencuam më lart rezultojnë të përbëjnë rreth 55% të viktimave në rastet e aksidenteve me fatalitet”, tha ai.

 

Video nga Paradoks

Audio-incizimi: Gërvalla premton që do t’i sjellë para bordit dy agjentët e AKI-së

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci