Presidenti amerikan Joe Biden i është adresuar kombit pas fitores së madhe të Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale.
Bideni ka thënë se ka folur me Donald Trumpin dhe e ka siguruar se do ta udhëzojë administratën e tij për bartje paqësore dhe të rregullt të pushtetit sepse këtë e meriton populli.
“Në demokraci, vullneti i popullit gjithmonë ngadhënjen”, ka thënë Bideni.
Ai ka shtuar se sistemi i zgjedhjeve në SHBA është i sinqertë dhe fer.
“Është i sinqertë, fer dhe transparente. Mund t’i besohet në fitore dhe në humbje”, ka thënë Bideni në një mesazh me prapavijë ndaj Trumpit që nuk e pranoi rezultatin e vitit 2020 dhe paralajmërimit se nuk do ta pranonte rezultatin e vitit 2024 nëse do të humbte.