Të fundit

Abdixhiku – De Riut: Qytetarët gjithandej Kosovës po e kërkojnë ndryshimin që LDK po e ofron

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka pritur në takim sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

“Në këtë takim kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Antonello De Riu, diskutuan rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, veçanërisht për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe për përgatitjet e LDK-së për këto zgjedhje. Kryetari Abdixhiku ka folur edhe për tubimet entuziaste pjesë e “Turneu i Ndryshimit”, dhe që qytetarët gjithandej Kosovës po e kërkojnë ndryshimin që LDK po e ofron.”

Abdixhiku ka folur për rëndësinë e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e vendit dhe angazhimin e LDK-së për të ofruar alternativa të besueshme dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët tanë.”

Abdixhiku e ka falënderuar ambasadorin De Riu për mbështetjen që Italia i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës.

Video nga Paradoks

Audio-incizimi: Gërvalla premton që do t’i sjellë para bordit dy agjentët e AKI-së

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci