Të fundit

Kush është Marco Rubio, kandidati për Sekretar të Shtetit dhe historia e përplasjeve me Trumpin

Dy ligjvënës nga Florida, të njohur për qëndrimet e tyre të ashpra ndaj Kinës, janë kandidatë për punët në çështjet e jashtme të administratës së presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Senatori Marco Rubio është në bisedime që të jetë Sekretari i ri i Shtetit, por deri të martën nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Por kush është Marco Rubio dhe cila është përvoja e tij në çështjet e jashtme.

Rubio njihet si fajkua i politikës së jashtme.

Ende nuk është e sigurt se Rubio, 53-vjeçar, do të marrë postin e Sekretarit të Shtetit, mirëpo karriera e republikanit e ka çuar drejt këtij roli.

Disa media amerikane kanë raportuar se Rubio është në bisedime me Trumpin për këtë post, por ende nuk është finalizuar. Me shumë gjasë, presidenti i zgjedhur ende nuk ka vendosur për postet.

Rubio është i angazhuar se zëvendëskryetar i Komitetit të Senatit për Inteligjencën dhe ka vend edhe në Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë.

Ai konsiderohet si “fajkua” i politikës së jashtme – dikush që mban qëndrim të ashpër – drejt Iranit dhe Kinës.

Ani pse e ka përkrahur Ukrainën, ai më parë ka thënë se lufta me Rusinë ka nevojë që të vijë te një përfundim.

Rubio dhe Trumpi ishin kundërshtarë në garën për nominimin presidencial te republikanët gjatë vitit 2016 dhe kanë krijuar një rivalitet.

Ata janë përplasur për disa çështje, sidomos për migrimin  – dhe ky konflikt i ka çuar te disa fyerje. Trumpi i është referuar senatorit si “Vogëlushi Marco” ndërkaq Rubio është tallur me “duart e vogla” të Trumpit.

Mirëpo Rubio e përkrahi Trumpin dhe bëri fushatë për të në presidencialet e vitit 2024. Ai gjithashtu ishte kandidat që të jetë zëvendëspresident, që në fund kjo pozitë iu dha JD Vance, i cili ka qëndrim të njëjtë karshi Kinës.

Rubio, djalë i migrantëve nga Kuba, për herë të parë u zgjodh senator në vitin 2010.

 

Video nga Paradoks

Audio-incizimi: Gërvalla premton që do t’i sjellë para bordit dy agjentët e AKI-së

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci