Prokuroria Speciale është deklaruar pas intervistimit të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Përmes një komunikate për media, PS thotë se Rizvanolli, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.
“E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhet tutje.
Rizvanolli ishte përmendur në disa mesazhe të ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili po akuzohet për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion.
Sipas një dispozitivi të aktakuzës të siguruar nga Paparaci, Nagip Krasniqi i kishte mundësuar tregtimin e energjisë një kompanie sllovene në Kosovë, e cila nuk kishte licencë, duke dëmtuar kështu KEK-un në vlerë rreth 3 milionë e 230 mijë euro.
Ministrja Rizvanolli shkon për t’u intervistuar në Prokurorinë Speciale