Të fundit

Kurti shkon për ngushëllime te familja e Liman Musliut, pjesëtarit të FSK-së që vdiq duke punuar ndërtimtari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë shkuar për ngushëllime në familjen e Liman Musliu.

Musliu ishte pjesëtar i FSK-së, por që humbi jetën duke punuar në ndërtimtari. Gjithashtu, ai kishte qenë pjesë e UÇK-së dhe TMK-së.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe deputetë të Kuvendit, vizituan për ngushëllime familjen Musliu në Drenas. Ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Liman Musliu, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin kombëtar dhe shërbimin ndaj vendit dhe Forcës së Sigurisë së Kosovë”, thuhet në komunikatë.

 

Video nga Paradoks

Audio-incizimi: Gërvalla premton që do t’i sjellë para bordit dy agjentët e AKI-së

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci