Të fundit

Gashi i LDK-së thotë se është evidentuar një shkelje e rëndë kushtetuese në Kuvend

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, është evidentuar një shkelje e rëndë kushtetuese dhe procedurale.

Sipas Gashit, Kuvendi ka votuar për një çështje që nuk ishte përfshirë në rendin e ditës.

“Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, është evidentuar një shkelje e rëndë kushtetuese dhe procedurale. Në kundërshtim me rregullat e përcaktuara dhe me Kushtetutën e Kosovës, Kuvendi ka votuar për një çështje që nuk ishte përfshirë në rendin e ditës.
Rregullorja e Kuvendit të Kosovës e bën të qartë se çdo ndryshim në rendin e ditës duhet të ndjekë një procedurë të përcaktuar qartë në nenin 53 të rregullores, e cila përfshin:

  1. Propozimin dhe votimin për heqjen ose plotësimin e çështjeve në rendin e ditës nga kryetarët e grupeve parlamentare ose të paktën gjashtë deputetë;
  2. Mbështetjen nga 2/3 e deputetëve të pranishëm për shtimin e një çështjeje të re, apo procedura të tjera të veçanta për çështje urgjente.
    Në këtë rast të veçantë, Kuvendi ishte thirrur për të diskutuar vetëm një çështje të rendit të ditës: shqyrtimin e projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2025. Ndryshimi i rendit të ditës nuk është realizuar sipas rregullores dhe nuk ka pasur votimin e kërkuar nga deputetët për të miratuar këtë ndryshim.
    Ky veprim është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit, të garantuar nga Kushtetuta e Kosovës. Çdo veprim i Kuvendit që nuk respekton rregulloren dhe procedurat zyrtare shkel parimet e transparencës dhe sigurisë juridike për deputetët dhe qytetarët.
    Ky precedent rrezikon integritetin e procesit vendimmarrës dhe dobëson besimin e publikut në institucionet tona demokratike. Ndjekja e rreptë e ligjit dhe respektimi i procedurave janë themelore për të ruajtur një sistem të drejtë dhe funksional në Republikën e Kosovës.
    Ne mbetemi të përkushtuar për të ndjekur këtë çështje dhe për të kërkuar që çdo vendim në Kuvendin e Kosovës të respektojë Kushtetutën dhe rregulloren në fuqi” shkruan Gashi.

Video nga Paradoks

Audio-incizimi: Gërvalla premton që do t’i sjellë para bordit dy agjentët e AKI-së

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci