Të fundit

Dardan Krivaqa paraqitet para prokurorit të rastit – mbrohet në heshtje

Dardan Krivaqa nuk e ka thënë asnjë fjalë i paraqitur para prokurorit të rastit të mërkurën. I dyshuari për vrasjen e Marigona Osmanit, ish-partneres së tij, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për t’u mbrojtur në heshtje.

Avokati mbrojtës, Gazmend Rexhepi, deklaroi për Paparacin se klienti i tij kanë zgjedhur të mbrohen në heshtje meqë nuk e ka parë ende raportin e autopsisë.

Rexhepi ka deklaruar se raporti i autopsisë së viktimës, megjithatë është konfirmuar nga Prokuroria. Ka thënë se raporti nuk është bërë publik meqë ende nuk janë dëgjuar të gjithë dëshmitarët.

“Raporti i autopsisë është konfirmuar prej prokurorisë, mirëpo nuk është bërë ende publik për shkak se ende nuk ishin dëgju dëshmitarët. Në këtë rast, edhe klienti Dardan Krivaqa, ashtu sikurse Arbër Sejdiu, kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për t’u mbrojtur në heshtje”, ka thënë Rexhepi.

Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, i dyshuari tjetër për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit, po mbahen në paraburgim me vendim të gjykatës.

Gjykata Themelore e Ferizajt, në shtator ua vazhdoi atyre paraburgimin edhe për dy muaj.

Krivaqa e Sejdiu akuzohen se më 22 gusht të këtij viti kanë privuar nga jeta 18-vjeçaren Marigona Osmani, ku më pas e kishin dërguar pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt dhe ishin larguar.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci