Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar Adnan Rrustemit të VV-së, i cili tha se partitë opozitare po e minimizojnë sulmin në Ibër-Lepenc.
Bajrami tha se korrupsioni potencial që sipas saj e ka bërë Qeveria me 2123 kontrata pa shpallje të tenderit, s’e mbulojnë as sulmet terroriste në veri.
“Korrupsionin potencial që e keni ba me 2123 kontrata, pa shpallje të tenderit, me negociim të drejtpërdrejtë, nuk e mbulojnë as sulmet terroriste në veri dhe nuk e mbulon me asnjë shpifje që po mundohesh me e bë ti dhe të gjithë eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje. Janë 2123 kontrata”, tha Bajrami.
Sa i përket akuzave për vjedhjen nga Thesari, Bajrami tha se VV e bëri ish-drejtorin e Thesarit Guvernator të Bankës Qendrore.
“Sa i përket Thesarit, po ta kujtoj që drejtori i Thesarit ka shku prej aty ku bëhen transaksionet, në aty ku mbahen paret e buxhetit të Kosovës, me propozim të Qeverisë dhe me votat e Vetëvendosjes. Kështu që skandali i Thesarit nuk mundet me mbulu korrupsionin që ka ndodh me Martinin, Nagipin, Mujkën e të tjerët me 2123 kontrata njëburimore. Mos shpif në tempullin e demokracisë”, shtoi ajo.